Sport

Kryeziu i Arbërisë flet pas debutimit me Kosovën

Shqipëria U21 ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim të Kosova U21, përballje e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, që mbahen vitin tjetër.

“Kuq e Zinjtë” fituan me rezultat minimal 0 – 1, ndeshje mjaftë e mirë që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazetasheshi.com

Debutuesi te Kosova U-21, Almir Kryeziu tha se u mundua ta bëjë më të mirën. Kryeziu aktivizohet në Superligë te Arbëria e Dobrajës.

“Ka qenë kënaqësi të debutoja. Pata disa raste, por mungoi edhe fati. Në një rast në zonë nuk u rrëzova pasi tentova të pasojë për një bashkëlojtar”, tha këmbëshpejti Almir Kryeziu pas ndeshjes për RTK.

Me këtë fitore, Shqipëria renditët në vendin e tretë me 14 pikë, derisa Kosova në të pestin me nëntë sosh.

Postime të ngjajshme
Sport

Njihuni me futbollistin shqiptar i cili u përball dy herë me legjendën Diego Maradona

Sport

Atmosferë brilante në zhveshtoren e Ballkanit, dëgjojnë këngë popullore

Sport

Napoli i kushton tribut të veçantë Maradonës para ndeshjes me Rijekën

Sport

SKANDALOZE: Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës