Sport

Kryeziu gjen rrugën e golit, shënon gol të bukur në fitoren e Zurich

Futbollisti nga Kosova, Mirlind Kryeziu ka arritur të gjejë rrugën e golit me fanellën e Zurich.

Zurichu e mposhti 1-3 në udhëtim skuadrën e Luzernit, në kuadër të xhiros së tretë në elitën e futbollit zviceran, shkruan Demokracia.com

Kryeziu ishte realizator i golit të parë për ish-kampionët e Zvicrës në minutën e 35-të.

Guerrero e gjeti për mrekulli kokën e lojtarit kosovar nga një harkim i krahut të djathtë.

Ky ishte goli për 1-1, ndërkaq më pas Zurich arriti që të realizonte edhe dy gola të tjerë për tre pikët e radhës.

Vlen të theksohet se për gjatë 90 minutave në fushë ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 39-të.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar