Sport

Kryeziu flet për gjasat e Kosovës në grup dhe ndeshjen ndaj Sllovenisë!

Hekuran Kryeziu është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes së Kosovës në udhëtim te Sllovenia, në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Gazetasheshi.com.

Mesfushori i “Dardanëve” foli para ndeshjes së nesërme, derisa vlerësoi lartë kundërshtarin.

“Siç tha trajneri jonë, nesër do kemi ndeshje të vështirë kundër Sllovenisë, por prapë do mundohemi të japim maksimumin ndaj një kundërshtari që është mjaft i fort”.

“Nuk jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e fundit me Shqipërinë dhe do provojmë të reagojmë nesër kundër Sllovenisë”.

“E vërtet që nuk kemi gjasa për vendin e parë, por prap duam të mbesim në këtë ligë dhe të mos jemi të fundit. Nuk kemi presion, është më e lehtë për ne të luajmë kur nuk na nevoitet me doemos fitorja”.

Kosova ndodhet pa shumë gjasa për t’u kualifikuar tutje, mirëpo do të luaj për të marrë maksimumin e mundshëm nga dy ndeshjet e fundit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë