
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka bërë emërimin e drejtorëve të ri në 4 drejtori komunale. Emërimi i drejtorëve është bërë në Drejtorinë e Infrastrukturës Lokale, Drejtorinë e Arsimit, Drejtorinë e Gjeodezisë, Kadastrës e Pronës dhe në Drejtorinë e Inspeksionit dhe drejtorët e ri janë:
Muhamet Gjoka – Drejtor i Drejtorisë komunale të Arsimit,
Endrit Gllareva – Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale,
Ruzhdi Lestrani – Drejtor i Drejtorisë së Gjeodezisë, Kadastrs dhe Pronës,
Milaim Hajdari – Drejtor i Dretorisë së Inspeksionit.
Kryetari Lladrovci të të emëruarve u ka uruar punë të mbarë në udhëheqjen e drejtorive përkatëse.
“Sot, kam emëruar katër drejtorë të ri, në krye të drejtorive. Të emëruarve u uroj punë të mbarë dhe pres realizimin e prioriteteve në dobi të qytetarëve”, ka thënë Lladrovci.