Lajme

Kryetari legjendar kosovar: Që katër mandate udhëheqë komunën, synon të pestin

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e udhëheq këtë komunë për katër mandate radhazi, ndërsa tash synon mandatin e pestë.

Në tri mandate Berisha ka fituar bindshëm duke e marrë mandatin e kryetarit në raundin e parë të zgjedhjeve, pa balotazh.

Berisha, i cili është duke e ushtruar mandatin e katërt në Komunën e Fushë Kosovës, në zgjedhjet e kaluara në vitin 2017, ka fituar pa balotazh me 63.84 për qind të votave.

Në zgjedhjet e vitit 2013, Berisha ka fituar në raundin e parë, pa balotazh me 64.33 për qind të votave.

Pa balotazh Berisha kishte fituar edhe në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2009 me 56.99 për qind të votave.

Kurse në zgjedhjet e vitit 2007 sipas KQZ-së në raundin e parë LDK kishte arritur të fitoj vetëm 35.02 për qind, kurse në raundin e dytë në balotazh Berisha kishte fituar me 55.77 për qind të votave duke lënë pas kandidatin e PDK-së Ahmet Krasniqi me 44.23 për qind.

Kujtojmë, që LDK’ja dje ka mbajtur mbledhjen e rregullt e Kryesisë të udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku, ku ka prezantuar tetë kandidatët për kryetar komunash.

Postime të ngjajshme
Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël

Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Lajme

Kjo është mosha e personit që u vra sot në Gjilan