
Kryetari i Vushtrrisë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan BlicMedia.
Ai ka paralajmëruar disa transferime gjatë javës së ardhshme.
Ky është njoftimi i Bajrush Kajtazit.
FC Vushtrria sot ka nisur rrugën e gjatë drejt arritjes se sukseve të mëdha. Edhe humbja është pjesë e lojës dhe si të tillë duhet ta marrim. Marrja e përgjegjësisë mbi klubin do të thotë që të përballemi me të gjitha problemet dhe dobit që na sjell klubi. Sot në pjesën më të madhe të lojës tregum forcë dhe përkushtim. Klubi beson fuqishëm në gjithë staftin e tij dhe pret që rezulatet të jenë shumë pozitive. FC Vushtrria tashmë ka zytarizuar edhe katër përforcime nga Brazili (ne bashkëpunim me partnerin Etminan Brazil) ku në ditët në vazhdim do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tyre. Fuqia jonë e madhe mbesin pa asnjë dyshim tifozeria e zjarrt FORCA që sot përkrahën lojtarët gjatë gjithë lojës.
Lojtarët që do t’i bashkohen ekipes nga java e ardhëshme janë:
Matheus, Henrique De Paula
Leonardo, De Freitas Soares
Ygor Vinicius, De Souza
Ian Augusto, De Almeida Riverio
#target2022 #fcvushtrri #meekipen #forca