Lajme

Kryetari i ri i Mitrovicës, “i zhytur” në kredi [dokument]

Bedri Hamza nuk do të jetë më shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, pasi që nga 17 tetori, ai është zgjedhur kryetar i ri i Mitrovicës, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

Hamza, në kohën sa ishte deputet në Kuvendin e Kosovës, kishte deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ku përveç të ardhurave nga Kuvendi i Kosovës, ai kishte deklaruar edhe pagë tjetër, pasi është i angazhuar si profesor në një kolegj privat në Prishtinë, e të ardhurat vjetore të tij mbërrinin mbi 34 mijë euro, raporton Zeri.info.

Si pasuri të paluajtshme, kryetari i Mitrovicës i ka deklaruar tri banesa, dy nga të cilat janë në emrin e tij dhe një tjetër në emër të bashkëshortes, pastaj edhe një garazh dhe tokë pune të përbashkët, ku të gjitha bashkë kapin vlerën e 263 mijë eurove.

Kryetari i ri i Mitrovicës vozit një veturë të tipit “Audi” të cilën e ka vlerësuar 27 mijë euro të blerë nga shitja e veturës së vjetër dhe nga marrja e një kredie, raporton Zeri.info.

Si para të gatshme të kursyera në bankë, Hamza ka deklaruar mbi 8500 euro, bashkëshortja e tij 1400 euro dhe kursime për fëmijët 277 euro.

Por, profesori i Ekonomisë, duket se është “i zhytur” në kredi, pasi ka detyrime në disa banka në vlerë prej 52 mijë euro, të cilat i ka deklaruar se ka marrë për blerje të veturës dhe banesave. /Zëri

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *