Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën, shkruan Gazeta Metro.

Rama në T7 ka folur për punët që e presin me marrjen e detyrës për ta udhëhequr kryeqytetin.

Ai ka folur për një deklaratë të Shpend Ahmetit ku ky i fundi ironizoi dje me Komunën e Prishtinës.

Në ditën e parë pasi la punën si kryetar, Ahmeti ka ironizuar me borën nëpër rrugët e Prishtinës, duke thënë se për pak ishte duke bërë aksident.

“Kesh tu bo ndeshje, si kishin pastru rrugët. Komuna e Prishtinës ku jeni? Mirë qenka qështu”, kishte shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Rama duke qeshur tha se borën është vështirë me e ndalë por tha se nuk është vështirë me e pastru.

“Borën pak vështirë me e ndalë, por normal nuk është vështirë me e fshi”, tha Rama.

Related posts
LajmeShow Bizz

Turp në Big Brother VIP: Improvizuan “varrimin” e Einxhel duke i vendosur lule dhe bërë homazhe

LajmeShow Bizz

E turpshme, Arjola dhe Monika shkrihen së qeshuri pas rrëzimit të Einxhelit në Big Brother VIP

Lajme

Kjo është mosha e katër personave që humbën jetën nga COVID-19

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë këto komuna

Leave a Reply

Your email address will not be published.