Lajme

Kryetari i Preshevës i shtrirë në spital në gjendje të rëndë: Kam rezultuar negativ në testin për COVID-19

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka njoftuar se aktualisht është nën përkujdesjen e ekipit mjekësor të Spitalit të Nishit, ndonëse ditë më parë ka dalë negativ në testin për COVID-19, shkruan Gazeta Express.

“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital. Ju përshëndes të gjithëve”, ka shkruar Arifi.

Ai u ka kërkuar qytetarëve që ta shtojnë kujdesin dhe ta ruajnë veten e familjen.

Postime të ngjajshme
Lajme

Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

Lajme

Ia huq Haki Abazi: Mendon se Prapashtica ndodhet në Podujevë

Lajme

“Llaseri”, më në fund arrestohet i shumëkërkuari në Prizren

Lajme

Rekord vdekjesh nga COVID-i, brenda ditës