Sport

Kryetari i Lipjanit tregon pse Arbëria nuk po mund t’i luajë ndeshjet në stadiumin e qytetit

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit, Arbëria, është skuadra që është inkuadruar këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Arbëria e drejtuar nga Arbnor Morina e ka nisur mjaftë mirë sezonin në Superligë, por skuadra në fjalë përballet me një problem.

Arbëria është detyruar t’i luan ndeshjet vendas në Obiliq pasi që stadiumi në fshatin Dobrajë nuk është i pranuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, ka folur për këtë çështje në emisionin “Jeta në Kosovë”, teksa ka premtuar investime në stadiumin “Sami Kelmendi” që gjendet në Lipjan.

“Ne e kemi trasheguar stadiumin ne ate gjendje, me bar artificial. Ka ardhe donacion prej Zvicres, prej disa bashkeatdhetareve te Lipjanit. Tani eshte prishur. Do te investohet shume shpejt. MKRS-ja ka hapur procedurat tenderuese dhe do ta zgjedhin operatorin për barin artificial dhe ndriqimin e stadiumit”, ka thënë Imri Ahmeti.

Postime të ngjajshme
Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë

Sport

13-vjeçari kopjon supergolin e Maradonës të realizuar ndaj Juventusit

Sport

Tifozët e Drenicës vizitojnë Hamitin e lënduar, futbollisti ka disa fjalë për ta