Sport

Kryetari i Feronikelit jep një ide interesante se si mund të ndalen trukimet

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjatë ditës së djeshme shumë kryetar të klubeve kanë shprehur pakënaqësit e tyre rreth referimit në Superligën e Kosovës.

Më i zëshmi ishte kryetari i klubit të Feronikelit, Naser Ramaj i cili është shprehur se shumë prej gjyqtarëve të Superligës, janë të shitur së bashku me njerëz brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndërsa sot në një prononcim për KP, Naser Ramaj tregon zgjedhjen e këtij problemi.

“Të ndahet Superliga nga Federata e Futbollit të Kosovës, ta mbajmë vet skuadrat e Superligës ta udhëheqin këtë ligë. Do të formohet edhe shoqata e Superligës”, tha Ramaj.

Kujtojmë që sot gjatë ditës ka reaguar edhe kryetari i gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani i cili ka thënë se nëse ka fakte kryetari i Feronikelit le ti dërgojë ato Prokurori dhe organet kompetente të merren më to.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv