Sport

Kryetari i Drenicës tregon pse nuk do të luajnë në “Bajram Aliu” ndaj Besës së Pejës

Skuadra e Drenicës ndeshjet si vendas në stinorin pranveror nuk po i zhvillon në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

‘Kuqezinjtë’ sfidën e parë si nikoqir e luajtën në stadiumin me bari sintetik në Drenas ndaj Ulpianës, në kuadër të Kupës së Kosovës, ku triumfuan me rezultat 4-0 dhe kaluan në çerekfinale të kësaj gare.

Edhe duelin e parë në stinorin pranveror si vendas në Superligë ndaj Besës së Pejës, drenicasit nuk do ta zhvillojnë në shtëpi.

Kryetari i klubit të Drenicës, Ilir Veliqi, në një prononcim për Gazetën inFokus ka treguar arsyen pse po i luajnë ndeshjet jashtë Skenderajt.

(Foto: Hilmi Veliu, Gazeta Olle)
Ai ka thënë se gjendja e fushës në stadiumin ‘Bajram Aliu, po i detyron që takimet si vendas ti zhvillojnë në Drenas.

“Arsyeja e vetmja është gjendja e fushës që është në stadiumin ‘Bajram Aliu’ pas reshjeve të dëborës. Te shpresojmë se me përmirësimin e motit do ti kthehemi fushës sonë, e cila është shumë me e përshtatshme, pasi që në fushën me barin sintetik kemi qenë në disavantazh çdo herë, por kushtet e bëjnë të veten, e ne duhet me u përshtatë”, tha fillimisht Veliqi.

Tutje i pari i klubit nga Skenderaj ka falënderuar FFK-në dhe Drenasin për sigurimin e fushës.

“Edhe për sigurimin e kësaj fushe është dashur kërkesë në federatë, kërkesë në klubin e Drenasit d.m.th. nuk ka qenë e lehtë, por i falënderoj te dyja palët për mirëkuptim edhe federatën edhe klubin e Drenasit’, deklaroi ai.

 

Për fund Veliqi theksoi se Besa e Pejës janë të adaptuar për të luajtur në stadium me bari sintetik.

“Sa i përket Besës së Pejës, ata edhe kështu janë të adaptuar të luajnë në fushë me bari sintetik, çka për ta nuk do të paraqesë ndonjë pengesë”, përfundoi Ilir Veliqi.

Drenica përballjen ndaj Besës së Pejës do ta zhvilloj të shtunën në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit kosovar.

Postime të ngjajshme
Sport

Renditja e ligave më të forta në Evropë gjatë 15 viteve të fundit, çka shkruhet për Kosovën?

Sport

Milani dështon të fitojë ndaj Udinese

Sport

Pnishi kërkon në FIFA rreth 32 mijë euro kompensim nga Feronikeli

Sport

Bytyqi asiston, Cikalleshi shënon