Lajme

Kryesia e LDK-së mblidhet para takimit me Vetëvendosjen

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në ora 13:00, kanë konfirmuar për Gazetën Express nga LDK-ja.

Ky takim i krerëve të Lidhjes Demokratike vjen pak orë para se të njëjtët të mbajnë edhe takimin e parë me Vetëvendosjen për t’u dakorduar për programin qeverisës.

Se LDK dhe VV do të angazhojnë ekipe punuese për të biseduar për një koalicion të mundshëm kanë konfirmuar dje kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, pas takimit të parë që e patën pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratikë e Kosovës janë pajtuar që të qeverisin bashkë.

Pas takimit me Kurtin, Vjosa Osmani ka folur para mediave, duke thënë se tashmë ju mbetet partive që të flasin për detajet.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet”, ka thënë ajo.

Ende nuk është bërë e ditur nga partitë se në sa ora do të mbahet takimi i parë në mes të grupeve koordinuese.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat