Sport

Kryesia e Drenicës shpërblen punën e Bledar Devollit

“Paraja vetëm letër” tek Drenica, kryesia e dërgon klubin për herë të dytë brenda disa javësh në përgatitje jashtë vendit, raporton Gazeta Olle.

Para pak minutash klubi nga Skenderaj është nisur në drejtim të Shqipërisë, aty ku do të kryejnë edhe një tjetër fazë përgatitore.

Fitoret radhazi dhe pikët e marra në javët e fundit e kanë ngritur Drenicën lartë në tabelë, e këtë kryesia e klubit e drejtuar nga kryetari, Ilir Veliqi vendosi ta shpërblejë skuadrën me një udhëtim jashtë vendit.

Për momentin nuk bëhet i ditur qyteti në të cilin do të kryejnë përgatitjet “Shqiponjat e Zeza”, por raportohet që skuadra do të qëndrojë në Shqipëri për një javë.

Me Drenicën në këtë udhëtim është nisur edhe një transferim i ri për të cilin do të njoftoheni ekskluzivisht nga Gazeta Olle gjatë ditës së sotme./

Postime të ngjajshme
Sport

Mbyllet me rezultat befasues pjesa e parë e ndeshjes Holanda – Kosova

Sport

Lushtaku reagon pas rezultateve të fundit të Drenicës

Sport

Stadiumi kosovar e merr emrin e dëshmorit të luftës së fundit në Kosovë

Sport

Holanda – Kosova, formacionet zyrtare