Lajme

Kryeparlamentari Veseli mban takim me punëtorët shëndetësorë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar me vizitat dhe takimet e tij me punëtorët shëndetësorë.

Ai ka qëndruar në hapësirat e modernizuara të kardiokirurgjisë duke thënë se ky është shembulli i luftës kundër korrupsionit.

Megjithatë sipas tij, lufta kundër korrupsionit nuk mund të fitohet në një ditë por dëshmon se suksesi mund do të bëj të mundur të ndërtohet një e ardhme më e mirë.

“Sot takova shumë punëtorë shëndetësorë në ambientet e kardiokirurgjisë në QKUK, e cila është model i luftës kundër korrupsionit dhe dëshmi e reformës së madhe në shëndetësi. Tash kemi shërbime më të shpejta, më efikase e cilësore, me pajisje shumë moderne. Milionat e kursyera nga lufta kundër korrupsionit në shëndetësi i kemi investuar në infrastrukturë, në blerje të pajisjeve të reja dhe në shërbime 24 orë. Shembulli i sektorit të shëndetësisë dëshmon se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm e drejtë, por ajo sjellë edhe përfitime të vazhdueshme. Lufta kundër korrupsionit nuk fitohet për një ditë. Por, me shëndetësinë mund të dëshmojmë se suksesi në këtë luftë na mundëson që të ndërtojmë një të ardhme më të mire” ka thënë Veseli.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat