Lajme

Kryeministri Hoti paralajmëron ashpërsim të masave

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se pas vlerësimit të situatës me Covid 19, së bashku me ministrin Zemaj, drejtorin e SHSKUK-së dhe Drejtorin e IKSHP-së kanë vlerësuar se e vetmja zgjidhje është zbatimi rigoroz i masave.

Hoti gjithashtu ka bërë me dije se në javët në vazhdim do të krijojnë kapacitete shtesë me shtretër dhe staf shëndetësor.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Policia dhe Inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk i respektojnë masat.

“Pas këtij diskutimi, me Ministrin Veliu, Drejtorin e Policisë, Kryeshefin e AVUK-ut dhe Drejtorin Ekzekutiv të Asociacioni të Komunave të Kosovës, kemi bërë konsultimet e nevojshme për punën e përbashkët në terren të policisë dhe inspektoratit në mbikëqyrje të masave. Kosova asnjëherë nuk do të shndërrohet në shtet policor, por jemi të obliguar që të ruajmë jetën e qytetarëve. Prandaj, policia dhe inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat” shkruan Kryeministri Hoti në facebook.

Postimi i plotë:

Bashkë me Ministrin Zemaj, drejtorin e SHSKUK-së, Drejtorin e IKSHP-së dhe me ekspertë shëndetësorë, sot kemi vlerësuar situatën me covid-19 dhe përgatitjet që duhet të ndërmarrim në javët në vijim. Është vlerësim i përgjithshëm se momentalisht (në mungesë të vaksinës) i vetmi shpëtim është zbatimi rigoroz i masave: maska, distanca, higjiena dhe evitimi i grumbullimit në masë të qytetarëve. Institucionet shëndetësore janë në maksimumin e kapaciteteve të tyre. Në javët në vijim duhet të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe staf shëndetësorë.

Pas këtij diskutimi, me Ministrin Veliu, Drejtorin e Policisë, Kryeshefin e AVUK-ut dhe Drejtorin Ekzekutiv të Asociacioni të Komunave të Kosovës, kemi bërë konsultimet e nevojshme për punën e përbashkët në terren të policisë dhe inspektoratit në mbikëqyrje të masave. Kosova asnjëherë nuk do të shndërrohet në shtet policor, por jemi të obliguar që të ruajmë jetën e qytetarëve. Prandaj, policia dhe inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte

Lajme

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër nga ora 10:00, këto pika do të diskutohen

Lajme

Ahmeti përqesh vendimet e qeverisë: 365 milionë për rimëkëmbje ekonomike?

Lajme

Studimi britanik: Pse disa njerëz sëmuren më rëndë nga COVID-19, ndërsa të tjerët e kalojnë më lehtë