Sport

Kroatët tallen keq me Serbinë pas dështimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian

Ndeshja mes Serbisë dhe Skocisë mori vëmendje të madhe edhe në Kroaci.

Fituesi i kësaj ndeshje ishte Skocia, e cila “preu” biletën për në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruan “Zeri.info”.

Dhe nuk ka asnjë dyshim se në Kroaci ishin shumë të lumtur me eliminimin e Serbisë.

“Serbët do të na shikojnë sërish në televizor”, është titulli i portalit kroat “24sata”.

Nga ana tjetër, “Vecernji list” shkruan: “Serbia ra shumë shpejtë. Serbët humbën dramën në penallti, kroatët do shkojnë në Glasgow te skocezët”.

Ndërkaq, “Jutarnji” ka shkruar: “Serbia vajton përsëri. Kroacia do të luajë kundër dy nikoqirëve të Kampionatit Evropian”.

Postime të ngjajshme
Sport

Tifozët anglezë u rikthyen mbrëmë në stadium pas më shumë se tetë muajsh

Sport

Drita superfavorite, bastoren nuk e bëjnë hesap Llapin

Sport

Ja cila është skuadra e vetme që i ka fituar 5 ndeshjet e grupeve të Champions-it këtë sezon

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit që takoi Maradonën