Lajme

Krizë në Listën Guxo, anëtari i saj shpërthen në akuza ndaj Donika Gërvallës e Faton Pecit

Tashmë kanë filluar përplasjet publike në Listën Guxo që dikur e udhëhoqi Vjosa Osmani, presidente e Kosovës. Baton Dërguti, koordinator i kësaj liste, ka pasur akuza të ashpra në drejtim të figurave udhëheqëse të iniciativës që ka mbetur pa udhëheqës që nga ulja e Osmanit në postit e shefes së shtetit.

Dërguti ka akuzuar Faton Pecin e Haxhi Avdylin për emërime të të afërmve të tyre në poste të ndryshme në Ministritë që udhëhiqen nga Lista Guxo.

“Do t’i thoja këtu zotit Peci, a nuk kishte njerëz të zgjuar në krejt Listën Guxo që ti u bëre ministër dhe e pamundësove krijimin e Grupit parlamentar, a po i plotësojkan kushtet njerëzit e afër të Haxhi Avdylit që të mundësohen nëpër ministri, për çfarë kushte po flisni”, ka thënë Dërguti.

Tutje Dërguti ka shprehur dyshimet që Donika Gërvalla, Faton Peci, dhe të tjerët po duan t’i ruajnë pozitat e tyre që kanë, nga frika e telasheve që mund t’u dal me kreun e LVV-së, Albin Kurtin.

Koordinatori i Listës Guxo ka treguar prapaskenat se si Gërvalla refuzoi ta marrë drejtimin e partisë kur Osmani u zgjodh në postin e presidentes.

“Donika në një rast ka thënë se nuk jam e gatshme ta marrë udhëheqjen e partisë. Pas presionit që ne i bëmë u mor vesh që të kem një takim dhe të vendosim se si do të shkojmë në zgjedhje. Kanë kaluar edhe dy muaj tjerë dhe ai takim nuk është mbajtur ende”, ka thënë Dërguti.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS njofton për zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike

Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin

Lajme

Sindikata e Zjarrfikësve letër kryeministrit, ka disa kërkesa

Lajme

Rrufeja godet dasmorët, së paku 17 të vdekur