Sport

Kritika të shumta për paraqitjen ndaj Shqipërisë, vjen reagimi i ashpër i Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova është kritikuar ashpër për paraqitjen e sotme në ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë.

Futbollisti nga Lipjani u inkuadrua nga pjesa e dytë në humbjen 2:1 nga Shqipëria në “Elbasan Arena” sot (e mërkure), shkruan “Zeri.info”.

Sulmuesi i Baselit nuk arriti të bëjë asgjë sot, derisa u kritikua shumë për disa momente, ku u tregua shumë vetjak.

Megjithatë, Zhegrova pas shumë kritikave ka reaguar, derisa në rrjetin social “Instagram” ka shkruar:

“Kam ardhur në Përfaqësuesen e Ksovoës, asnjë minutë nuk kam hazituar mos ta pranoj ftesën, e dini edhe ju e ka thënë edhe legjenda e futbollit, i ndjeri Fadil Vokrri, sepse e dua këtë vend me zemër më shumë se krejt ju që shkruani kundër meje edhe kundër Përfaqësueses. Në qoftë se unë nuk e kisha pranuar ftesën, në fillim të gjithë më kishit quajtur tradhëtar si shumë të tjerë që i keni quajtur, por besoni që gjithë djelmoshat në skuadër kanë ardhur me zemër ta japin maksimumin dhe ju që jeni kundër nesh dhe bashkëlojtarëve të mi, ju nuk jeni me ne. Kosovë të dua, krenar”. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë