Lajme

Kretari Aliu pohon se janë në kontakt me Presidencën Turke

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliut ka bërë të ditur se me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj kanë arritur të kenë kontakt me presidencën Truke.

Ai bërë të ditur se do të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë, pas shpërthimit në një restaurant në Ferizaj.

“Solidarë me Ferizajin e ferizajasit në rastin e sotëm u shprehën krerë institucionesh e forcash politike, të cilët i falënderoj përzemërsisht në emër të ferizajasve, Ministrinë e Shëndetësisë veçanërisht e patjetër falënderoj Kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj, përpjekjet e të cilit referuar kontakteve e miqësive të tij diplomatike, kanë mbërritur deri në Presidencën Turke, që të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Faleminderit!”, shkroi ai.

Gjatë ditës së sotme ndodhi një shpërthim i fuqishëm në një restaurant tek “The Village” në Ferizaj, ku mbetën të lënduar mbi 40 persona e disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Geci poston një artikull gazete nga viti 1998: Albin Kurti thoshte se kush e mbështetë Amerikën dhe Rugovën është kundër Kosovës

Lajme

Behgjet Pacolli tregon sa para ka ndarë për të ndihmuar Thaçin, dhe të tjerët në Hagë

Lajme

Duda i përgjigjet Gecajt të LDK-së

Lajme

Albin Kurti prezanton aderimin e ri