Sport

Kreshnik Uka në bisedime me dy klube shqiptare, por edhe dy evropiane

Largimet nga Drenica, siç shihet nuk do të ndalen, pasi edhe një futbollist kryesor pritet të ‘divorcohet’ me kuqezinjtë.

Fjala është Kreshnik Uka, për njërin nga lojtarët më të dalluar, i cili ishte pika kyç e skuadrës nga Skenderaj, që edhe arriti mbetjen në elitë.

Gazeta “Sheshi” mëson se Uka, është duke u kërkuar nga Ballkani dhe Dinamo e Tiranës, por që në mesin e këtyre dy skuadrave janë edhe dy ekipe që kanë shprehur interesim për të, njëra nga Turqia dhe tjetra nga Hungaria.

Drenica prezanton Kreshnik Ukën dhe Dardan Rogovën, paralajmëron transferime tjera – Vision Mega

26 vjeçari është në bisedime me Ballkanin dhe Dinamon, por që oferta joshëse nga Turqia ose Hungaria, mund të ia ndryshoj mendjen Ukës.

Kartoni i sulmuesit është ende në pronësinë e Prishtinës edhe një vit, pasi te Drenica ka qenë vetëm si lojtar i huazuar.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri