Lajme

Krasniqi tregon se sa persona të komuniteteve janë vaksinuar kundër Covid-19

Deri më tani mbi dy mijë qytetarë nga komunitetet në Kosovë janë vaksinuar kundër Covid-19.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për FrontOnline.

“Nuk e di numrin e saktë , mirëpo ka qenë herën e fundit mbi dy mijë numri i atyre të cilët janë vaksinu në këto organizimet mobile që janë bërë prej qendrave të vaksinimit të komunave, edhe një e mirë është që jo vetëm komunitetet por edhe grupet e tjera”, ka deklaruar ministri Krasniqi, për FrontOnline.

Ai është shprehur i bindur se deri në fund të vitit do të vaksinohen 60% e qytetarëve.

“Unë jam i bindur që do t’i arrijmë edhe qëllimet e numrave të paraparë në 60% në tërësi të qytetarëve por edhe të radhëve të komuniteteve. A do të ndodhë 60% i vaksinimit deri në fund të vitit? Unë jam shumë optimist që po, është edhe matematikë, tani më janë dhënë më shumë se një milionë vaksina, për një muaj i bjen që të gjithë këta një milion persona do të kenë edhe dozën e dytë e që është më shumë se sa gjysma e qytetarëve”, është shprehur ministri Krasniqi, për FrontOnline.

Postime të ngjajshme
Lajme

Publikohet rezultati i votave me kusht në Gjilan

Lajme

Numërohen votat me kusht në Istog: Kaq vota morën kandidatët

Lajme

Kaq vota me kusht morën kandidatët në Gjakovë

Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme