Sport

Krasniqi tregon se çka i tha babai pasi u shpallë Kampion Bote

Haxhi Krasniqi, ka thënë se ndihet krenar pasi e fitoi titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë fundjavën e kaluar, shkruan Gazeta Metro.

Krasniqi duke mbajtur një konferencë për media në Prishtinë, tregoi se çka i ka thënë babai atij pas meçit, dhe ka folur për mendimin e prindërve rreth karrierës së tij.

Me dëgju babën e nanën, unë është dashtë moti me lanë. Unë jam munduar që para tyre mos me tregu shumë. Ata i njohin më mirë se të gjithë rrugët e mia. Ata e dinë sa shumë sakrifica kam bërë, familja gjithmonë i kanë dridhjet më të mëdha dhe mezi presin ditën kur unë do ta lë boksin. Babai im do të ishte i gëzuar nëse do ta merrja këtë vendim, por akoma nuk është koha”, tha Haxhiu.

Kujtojmë, që Krasniqi, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.

Postime të ngjajshme
Sport

Kryetari i Lipjanit tregon pse Arbëria nuk po mund t’i luajë ndeshjet në stadiumin e qytetit

Sport

Liga e Veteranëve vjen sot me dy super ndeshje

Sport

Situata me COVID-19 por përkeqësohet, kampionati rrezikon ndërprerjen, FFK me mjek shtesë në stadiume

Sport

‘Bomberi’ gjilanas i cili po shkëlqen me skuadrën e Ballkanit po kërkohet nga dy klube të Serie A