Lajme

Krasniqi: Polici neutralizoi dhe arrestoi një të armatosur në ngjarjen e Lagjes së Spitalit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një person ka mbetur i vdekur e tre të plagosur nga një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në Lagjen e Spitalit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i ka thënë Gazetës Express se në vendin e ngjarjes rastësisht ka qenë duke kaluar një polici, i cili e ka neutralizuar njërin nga të dyshuarit dhe e ka arrestuar.

“Një informatë tjetër është se ka qenë intervenimi i një polici që ka qenë rastësisht duke kaluar në vendin e ngjarjes i cili e ka neutralizuar njërin që ka qenë me armë të shkurtë, ka arritur ta arrestoj, t’ia marrë armën dhe ta mbajë nën kontroll”, ka thënë Krasniqi për Express.

Vdekjen e një prej të plagosurve e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu.

“Katër persona janë sjellë në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor njëri ka vdekur, pasi që nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve, kurse tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, ka thënë Fazliu.

Ndërkohë, Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti./Express

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat