Lajme

Krasniqi me analizë 6 pikëshe argumenton pse Vitia e humbi debatin

Albert Krasniqi nga Democracy Plus e ka analizuar përballjen e mbrëmshme të kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Arben Vitisë e Përparim Ramës.

Krasniqi vlerëson se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka zgjedhur një pozicionim që sipas tij ka qenë strategjikisht i gabuar. Fillimisht, Krasniqi thotë se Vitia lejoi që debati të zhvillohej në terrenin e Ramës, në vend se ta orientonte atë kah shëndetësia, shkruan Express.

Ai shkruan se Vitia shprehu frikë nga humbja.

Analiza e Albert Krasniqit:

Pozicionimi i Arben Vitisë në debatin e mbrëmshëm ka qenë strategjikisht i gabuar:

1. Ka lejuar që debati të zhvillohet në teren të Përparim Ramës – për zgjidhjet urbane të qytetit – në vend se ta orientojë në aspektin e shëndetësisë ku mund të dilte më mirë;

2. Duke u munduar të cilësojë programin e Ramës si të pazbatueshëm, forcojë zërat e kritikëve se Vitia është për projekte të vogla kurse Rama për të mëdha;

3. Përparësinë e tij kryesore e përqendrojë në përkrahjen që ka nga Qeveria. I vetëdijshëm që prishtinasit tradicionalisht kanë votuar ndryshe, dhe kjo nuk u bën aspak përshtypje;

4. Ishte kontradiktor. Përderisa theksonte se përkrahja nga Qeveria është jetike për suksesin e komunës, përsëriste që mandati i parë i Shpend Ahmetit ka qenë i suksesshëm – përkundër që Qeveria ishte udhëhequr nga një parti tjetër;

5. Në raund të dytë, kur votat e mbështetësve të partive tjera janë përcaktuese, ai u tregua përjashtues ndaj votuesve jashtë bazës së VV-së, votat e të cilëve qartësisht nuk ishin të mjaftueshme për të fituar garën;

6. E hapi dhe përfundojë debatin, duke paraqitur frikën se humbja e Prishtinës e fuqizon opozitën. Andaj, fitorja u duhet për të mbrojtur Qeverinë nga opozita, e jo për ta bërë qytet më të mirë për qytetarët e saj.

Related posts
Lajme

Policja kosovare poston foto duke gjuajtur me armë në poligon

Lajme

Shoferi në Ferizaj nuk e ndal gazin as në zebra, dalin pamjet kur godet këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Lajme

Borrell reagon pas sanksioneve të SHBA-së ndaj dy serbëve të Kosovës

Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *