Sport

Krasniqi: Jam i zhgënjyer që këta dy futbollistë e zgjodhën Shqipërinë para Kosovës, i kishim në dorë

Përzgjedhësi i Kosovës U-9, Ramiz Krasniqi, thotë se Përfaqësuesja e udhëhequr nga ai është goditur me të madhe nga pandemia COVID-19, e cila e ka kapluar botën.

Trajneri nga Prishtina thotë se të gjitha ndeshjet dhe turnetë janë anuluar për shkak të pandemisë.

Krasniqi përgjigjet edhe në pyetjen se a është gati të vazhdojë me Kosovën U-19 edhe pas skadimit të kontratës, si dhe për planet rreth së ardhmes.

Ish-trajneri i FC Prishtinës dhe Feronikelit në një intervistë të gjatë për “Zeri.info” ka folur edhe për Superligën e Kosovës, FC Prishtinën, si dhe Përfaqësuesen A të Kosovës.

62-vjeçari është ndër trajnerët e parë që është pajisur dhe licencuar nga UEFA në Sarajevë “A” në vitin 2002. Ai vlerësohet lart në futbollin e Kosovës.

Në përfundim të këtij cikli përfundon edhe kontrata juaj dhe e të gjithë trajnerëve të përfaqësueseve të reja, a prisni që të vazhdoni?

Krasniqi: Ajo është në dorën e Komunitetit Ekzekutiv dhe të presidentit të Federatës (Agim Ademi), të cilët do të vendosin se kush do të jetë ose kush do të largohet. Unë mendoj se të gjitha gjeneratat, duke filluar nga U-15, U-17, U-19, U-21 dhe Përfaqësuesja A, kanë punuar mirë. Vetë fakti tregon se i kemi shtatë ose tetë futbollistë në Përfaqësuesen A që kanë kaluar nëpër gjenerata të ndryshme. Mendoj se pasuria më e madhe është kjo. Jam i zhgënjyer në dy futbollistë, që pavarësisht nga të gjithë problemet që nuk kanë qenë në Përfaqësuesen A, me Ardian Ismajlin dhe me Ylber Ramadanin. Dy futbollistë që luajnë për Shqipërinë. Kanë qenë dy futbollistët në Përfaqësuesen U-19 të Kosovës. Të dy në kohën e tyre kanë qenë kapitenë. Kemi pritur që do të vazhdojnë me neve, por ata kanë vendosur të shkojnë në Kombëtaren shqiptare. Kam qenë shumë i zhgënjyer, sepse kanë qenë fëmijë të Kosovës dhe të Prishtinës. Të dy lojtarët i kam udhëhequr, por sidoqoftë është vendimi i tyre. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERLIGA LIVE: Gjilani – Drita & Feronikeli – Trepça ’89

Sport

Gjilani – Drita, sipas bastoreve kjo skuadër është favorite

Sport

Formacionet zyrtare: Lazio – Udinese

Sport

Derbi numër 34-të kampional pasluftës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, ja statistikat e përballjeve