
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7, ka thënë se aktakuza ndaj 22 policëve në rastin e gylenistëve është skandali më i madh në drejtësinë e Kosovës.
“Aktakuza ndaj 22 policëve për rastin e gylenistëve mendoj se është skandali më i madh në drejtësinë e Kosovës”, ka thënë Kransiqi në Pressing të T7.
Gjithashtu Krasniqi tha se përgjegjësia bije mbi urdhërdhënësit dhe jo policët.
“Policëve dikush u ka dhënë urdhër, andaj përgjegjësia bije mbi urdhërdhënësit. Dhe jo mbi ata që kanë ndjekur urdhëratë”, ka thënë Krasniqi në Pressing.
Ai ka thënë se kjo çka ka ndodhë është e padrejtë.
“Kjo nuk është dashtë të ndodhë, është tepër e padrejtë. Jam i bindur se policët nuk kanë asnjë faj”, është shprehur Krasniqi.