Lajme

KQZ-së i duhen 4 milionë euro për ta mbuluar koston e zgjedhjeve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, mirëpo ende i mungon një anëtar nga radhët e koalicionit PAN e kjo gjë nuk pritet ta pengojë procesin zgjedhor. Në bazë të praktikave të mëhershme, KQZ-së në total i duhen 4 milionë euro për ta mbuluar koston e zgjedhjeve

Në rast të shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, më 22 gusht (e enjte), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm t’i fillojë përgatitjet menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi ta caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se viti 2019 nuk është pritur të jetë vit zgjedhor, përfaqësues të këtij institucioni thonë se KQZ-ja është e gatshme për zgjedhje, ndonëse sipas tyre ende nuk është caktuar kostoja që do t’i mbulonte shpenzimet e tyre, shkruan zeri.

Zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017 buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar rreth 4 milionë euro dhe një shumë e përafërt pritet të ndahet përsëri nga “kuleta” e shtetit për organizimin e tyre në këtë vit.

Derisa shumica e partive i kanë tashmë përfaqësuesit e tyre në KQZ, koalicionit PAN i mungon një anëtar në këtë institucion.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat