Lajme

KQZ i reagon Bekim Jasharit

KQZ ka reaguar ndaj deklaratave të Bekim Jasharit, i cili më herët tha se ka pasur një takim me drejtorët e shkollave në komunën që udhëheq, nga të cilët ka kërkuar që kamerat në klasa të jenë aktive sikurse çdo ditë tjetër.

Sidoqoftë, Jashari u ankua se KQZ nuk e ka miratuar një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

E Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me këtë çështje ka lëshuar një reagim për media.

Aty thuhet se shkollat të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit janë në kompetencë të KQZ-së, dhe jo dikujt tjetër.

“Po ashtu, të gjitha objektet shkollore të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit menaxhohen dhe mbikëqyren nga KQZ. Ato nuk menaxhohen dhe as nuk mbikëqyren nga komunat dhe kryetarët e tyre”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Reagimi i plotë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e sheh të nevojshme të njoftojë dhe sqarojë qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me menaxhimin e Qendrave të Votimit dhe Vendvotimeve, pas paqartësive të krijuara në opinion.

Në ditën e zgjedhjeve, të gjitha shkollat të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit janë në kompetencë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu, të gjitha objektet shkollore të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit menaxhohen dhe mbikëqyren nga KQZ. Ato nuk menaxhohen dhe as nuk mbikëqyren nga komunat dhe kryetarët e tyre.

Të gjitha rregullat për të gjitha Qendrat e Votimit gjithandej Republikës së Kosovës janë unfiorme dhe vlejnë njësoj për të gjitha, në të gjitha komunat. Këto rregulla kanë qenë të tilla edhe në proceset e kaluara zgjedhore dhe nuk kanë pësuar asnjë ndryshim.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vjen reagimi i Shpend Ahmetit pas fotografisë ku shihej në një BMW

Lajme

VIDEO| Burri i kryediplomates korruptoi komisionerët për ta bërë gruan deputete

Lajme

‘Po i vjen fundi shpejt pandemisë’: Lajmi i shumëpritur nga mjeku kosovar që jeton në Gjermani

Lajme

Çitaku reagon pas emërimit të zëvendësuesit të saj në ambasadën në ShBA