Lajme

KQZ e BE nënshkruajnë marrëveshjen për vëzhgimin e zgjedhjeve të 6 tetorit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

KQZ dhe Zyra e BE-së në Kosovë kanë nënshkruar marrëveshje administrative për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, sekretari i MPJ-së, Fitim Sadiku dhe në emër të Zyrës së BE-së në Kosovë, zëvendësshefi i saj, Riccardo Serri, shkruan lajmi.net.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha para media se kjo është shume e rëndësishme dhe thelbësore për zgjedhjet.

“Vëzhgimi i zgjedhjeve është njëra nga pjesët thelbësore, nënshkrimi i kësaj marrëveshje i jep rëndësi dhe shpreh përkushtimin për rrjedhjen e proceseve zgjedhore në vendin tonë”, tha ajo.

Tutje, ajo ka falënderuar BE-në për gatishmërinë e tyre, përkundër faktit që kjo nuk është nën misionin aktual. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat