Lajme

KQZ certifikon listën e kandidatëve të katër partive

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën finale të partive politike.

Mësohet se sot janë certifikuar PDK, LDK, AAK-PSD dhe koalicionit VAKAT.

Mësohet se numri i kandidatëve nga këto parti shkon në 385, shkruan Indeksonline

Ndryshe, anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor Stevan Veselinoviq e ka braktisur mbledhjen e këtij komisioni për shkak të marrjes së vendimit që dokumentet e identifikimit të votuesve gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë duhet të jenë të lëshuara në Kosovë.

“Është shkelur neni 90 i Ligjit të zgjedhjeve dhe neni 16 i Rregullit për zgjedhjet nr. 09/2013 ku thuhet qartë se për votim si mënyrë e identifikimit të votuesve përdoren të gjitha dokumentet e vlefshme me përjashtim të patent shoferit i cili duhet të jetë lëshuar në Kosovë”, ka thënë Veselinoviq në kumtesë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat