Sport

Kqiku, talenti që është përfshirë në të gjitha grupmoshat e Kosovës

Klubi i futbollit Gjilani me krenari njoftoi se në mesin e lojtarëve të përfshirë te përfaqësuesja “A” e Kosovës për ndeshjen miqësore kundër Suedisë në Katar, është edhe talenti i tyre, Edison Kqiku.

Bëhet fjalë për ndeshjen e 12 janarit të këtij viti, që Kosova e humbi me rezultatin 1:0. Kqiku nuk e pati rastin të hyjë në fushë, por 21-vjeçari nga Gjilani insiston se është një e arritur e madhe. I rregullt në grumbullime ka qenë edhe tek U-19, derisa është ftuar edhe tek ekipi i Shpresave.

“Grumbullimi me Kosovën është gjithnjë i këndshëm. Është ëndërr e çdo futbollisti të ftohet nga vendi i tij, pavarësisht se në cilën grupmoshë. Unë kam pasur fatin të jem i përfshirë në të gjitha grupmoshat”, thotë Kqiku me krenari.

Mirëpo, ftesa e bërë nga ekipi “A” përfaqësues i Kosovës kundër Suedisë thotë se ishte më e veçanta për shkak se ka pasur rastin të punojë nën urdhrat e përzgjedhësit Bernard Challandes. Për ndeshjen miqësore me Suedinë, Kosova krijoi një ekip, kryesisht me lojtarë të klubeve të Superligës së Kosovës.

“Ka qenë emocion i mirë, pasi të ftohesh nga kombëtarja A është një e arritur e madhe. Mjafton të jesh pjesë e grumbullimit. Është gjë e madhe e lëre më të kesh rastin të luash për shtetin tënd. Ende nuk kam luajtur, por shpresoj një ditë ta bëj edhe këtë. Ëndërr e të gjithëve është, pse jo edhe ta mendoj sërish ftesën në një të ardhme. Do të punoj fort për këtë”, është shprehur Kqiku.

Kqiku për ekipin U-19 të Kosovës ka zhvilluar tetë ndeshje zyrtare, derisa është përfshirë tek U-21 e Kosovës në tri ndeshje, atë kundër Anglisë dhe dy të fundit, kundër Austrisë dhe Andorrës.

“Futbolli është plot befasi të këndshme dhe shpresoj ta kem fatin të luaj sërish për Kosovën”, ka insistuar Kqiku.

Postime të ngjajshme
Sport

Vedat Muriqi luajti mbi gjysmë ore në barazimin e Lazios, kështu u vlerësua për paraqitjen e tij

Sport

Barcelona fiton pa probleme ndaj Juventusit, Manchester United e shkelë Leipzigun

Sport

Ismet “Baba” provokon keq Prishtinën

Sport

Liverpooli pyet ndjekësit në “Facebook” për Shaqirin: Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmë?