Lajme

KOSTT organizon aktivitetin për përkrahje të produkteve vendore

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut, me mbështetjen e Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Obiliqit, sot dhe nesër do të organizojë aktivitetin “KOSTT hap dyert për tregun dy ditorë në përkrahje të produkteve bujqësore vendore”.

Sipas kompanisë, ky aktivitet do të realizohet në kopshtin e selisë qendrore të KOSTT-it në Prishtinë, ndërsa, më 6 shtator edhe në hapësirat e ekipeve të mirëmbajtjes në Obiliq, ku do të krijojë mundësi për prodhuesit e ndryshëm të produkteve bujqësore vendore, që të ofrojnë produktet e tyre për shitje, për punonjësit e KOSTT-it, si dhe për të gjithë qytetarët e interesuar. Krejt kjo sipas tyre, bëhet me qëllim qe të kontribuojë në zhvillimin dhe shpërndarjen e kulturës së blerjes së produkteve vendore.

“Në mënyrë që ky aktivitet të zhvillohet konform masave administrative dhe ligjeve në fuqi, KOSTT sh.a paraprakisht ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke u kujdesur që produktet nga prodhuesit pjesëmarrës, të jenë vendore, natyrale/organike, si dhe të posedojnë Certifikatën e Numrit Identifikues të Fermës-NIF Fermerët/Prodhuesit konform Udhëzimit Administrativ për Regjistrin e Fermerëve. Me këtë rast, KOSTT sh.a, fton qytetarët dhe institucionet, që veprojnë në afërsi të KOSTT t’i bashkohen iniciativës në përkrahje të produkteve vendore në mbështetje të praktikave më të mira evropiane, duke i shërbyer komunitetit si dhe duke i bërë pjesë të pandashme të objektivave tona dhe njëkohësisht duke promovuar përgjegjësitë shoqërore korporatave”, thuhet në njoftim./indeksonline/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat