Sport

Kosovën nga tribuna në Prishtinë kundër Anglisë do ta përkrahë edhe …

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kombëtarja e Kosovës në futboll do ta pres kombëtaren e Anglisë në një ndeshje të rëndësishme për kualifikimet e kampionatit europian të vitit 2020.

Gazeta Lajm nga Maqedonia e Veriut nga burime të ndryshme mëson se këtë ndeshje nga tribuna do ta ndjekë edhe ylli i Kosovës dhe skuadrës franceze Reims, sulmuesi Arbër Zeneli.
Ai një ditë para lojës do t’i vizitojë futbollistët në hotel Emerald për ti motivuar për të arritur një fitore historike.

Kujtojmë se, ylli i Kosovës pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen kualifikuese Kosova-Mali i Zi që u zhvillua në muajin qershor. Pas operimit të gjurit të këmbës në Paris, klubi i tij njoftoi se Zeneli do të mungoj nga 7-9 muaj.

Në renditjen e grupit A, Kosova renditet e treta me një pikë më pak se Çekia, e cila është e dyta, ndërsa 4 më pak se Anglia, që është lidere e grupit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv