Sport

Kosovë U21 – Shqipëri U21: Rezultatet e të dyja skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

Sonte (e premte), Përfaqësuesja e Kosovës U21 do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2021”.

“Dardanët” e rinjë do të përballet sonte me të rinjtë e Shqipërisë nga ora 19:00, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është e vlefshme për grupin 3.

Ndeshja në fjalë do të transmetohet nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova U21 ka regjistruar katër humbje dhe vetëm një fitore.


Nga ana tjetër, Shqipëria U21 ka bilanc më të mirë pasi ka tri fitore dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Dy skuadrat u përballën mes vete njëherë në këtë cikël në Shqipëri, ndeshje të cilën e fituan nikoqirët me rezultat 2:1.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, skuadra e Rafet Prekazit ndodhet në vendin e katërt në grup me vetëm nëntë pikë të tubuara.

Kurse, Shqipëria U21 ndodhet në vendin e tretë me 11 sosh.

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimoviq zgjedhet “Futbollisti i Vitit” në Suedi

Sport

Uzuni shënon gol, por mposhtet nga Juventusi – Barcelona dhe Manchester United fitojnë me lehtësi

Sport

Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Sport

Nisë fushata #mezaniout, fansat pushtojnë faqen e Gjilanit me dhjetëra komente