Sport

Kosovë – Slloveni, publikohet lista e lojtarëve

Tetori do të jetë muaj i ngarkuar për Kombëtaren e Kosovës e cila do t’i ketë disa ndeshje interesante.Fillimisht me 8 tetor, Kosova ndeshet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinales së fazës “play-off” të EURO 2020, ndërsa me 11 tetor, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve ndeshet në “Fadil Vokrri” me Slloveninë.

Trajneri slloven, Matjaz Kek ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar.

“Kemi tri ndeshje për pak ditë. Prandaj lista e lojtarëve mund të ndryshojë. Ne do të udhëtojmë në Prishtinë e pastaj menjëherë në Moldavi. Çfarë pres nga këto ndeshje? Është e qartë, unë dua të fitoj nga San Marino, Kosova e deri te Moldavia”, u shpreh ai.Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të zhvillohet me 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Postime të ngjajshme
Sport

E vendos në shitje medaljen e finales më të “çmendur” të Ligës së Kampionëve, për të paguar borxhet

Sport

Legjenda e Prishtinës lavdëron rivalin për titull, ka fjalë të mëdha për ta

Sport

Reagon Trepça ’89: Na u anulua një gol i rregullt në ndeshjen ndaj Gjilanit

Sport

Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në “El Clasico”