Sport

Kosovë – San Marino: Rezultatet e dy skuadrave në pesë përballjet e fundit

Kosova dhe San Marino do të përballen sot në një ndeshje kontrolluese.

“Dardanët” dhe ekipi i San Marinos sfidohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00, shkruan Demokracia.com.

Ne “letër”, San Marino është kundërshtari më i lehtë me të cilin është përballur Kosova deri më tani që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.

Kosova është favorite i padiskutueshme në këtë përballje ndaj mysafirëve të cilët nuk kanë fituar ndeshje që nga viti 2004.

Djelmoshat e përzgjedhësit, Bernard Challandes në pesë përballjet e fundit kanë regjistruar dy fitore, krahas tri humbjeve.

Ndërkohë, mysafirët e San Marinos kanë katër humbje rresht dhe një barazim.

Kosova do të përballet pas pak ditësh edhe me Maltën, në një miqësore tjetër.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89