Lajme

Kosovë, Protestë tjetër e stafit mbështetës shëndetësor

Një protestë tjetër e stafit mbështetës shëndetësor është paralajmëruar për sot nga ora 10:00, pranë drejtorisë së SHSKUK-së, me kërkesë për realizimin e shtesave në paga prej 300 eurosh.

Këshilli Organizativ ka paralajmëruar se do të vazhdojë me protesta deri në realizimin e premtimit të Qeverisë së Kosovës.

“Këtë ditë do të fillojmë me bojkotimin e punës për një orë pune, kurse nëse nuk ka reflektim pozitiv nga menaxhmenti dhe Qeveria, ne do të vazhdojmë protestat e radhës në ditët në vijim, me radikalizim të veprimeve tona”, thuhet në njoftim.

Ftesa për protestë iu drejtohet specializantëve, përfaqësuesve të administratës, vozitësve të auto-ambulancave, pjesëtarëve të sigurimit, servuesve të ushqimit, recepcionistëve, pastruesve, të cilët janë të punësuar në QKUK dhe SHSKUK dhe të gjithë atyre që nuk kanë përfituar deri më tani shtesën e premtuar nga Qeveria e Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Prekëse: Babai nga Deçani që i vdiqën dy djemtë në Gjermani kthehet në vendin ku ndodhi ngjarja

Lajme

U infektua me koronavirus, Albin Kurti tregon për simptomat që i ka

Lajme

Trump: E ndalëm konfliktin 400-vjeçar Kosovë – Serbi, tani përqafohen dhe puthen

Lajme

Ky mund të jetë kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës