Sport

Kosovë – Jordani: Kompania e madhe e basteve publikon kuota të “çmendura”, kjo skuadër është favorite absolute

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë në mbrëmjen e sotme një miqësore tejet interesante.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, djelmoshat tanë do të përballen me Jordaninë, raporton FrontOnline.

Ndeshja në fjalë është miqësore dhe nis nga ora 18:00.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” tashmë ka publikuar kuotat e ndeshjes, ku “Dardanët” janë favoritë absolut.

Fitorja e Kosovës vlerësohet me 1.65, barazimi me 3.60, kurse fitorja e mysafirëve me 5.00.

Djelmoshat e Kosovës sot do t’i drejtojë trajneri slloven, Primoz Gliha, i cili e ka marrë “timonin” e skuadrës pas shkarkimit të Bernard Challandesit.

Ndryshe, Kosova pas katër ditësh luan në Athinë ndaj Greqisë për ndeshjen e fundit eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *