Lajme

Kosovë, IKSHPK raporton se janë 6 mijë e 140 raste aktive me COVID-19

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 53 mijë e 776. Ndërsa 1 mijë e 377 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me SARS CoV2.

Sipas raportit të fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), në vend aktualisht janë 6 mijë e 140 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 253 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 53.776 raste nga 197.061 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.377 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.259 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.140”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

Ndërkohë Prishtina vijon të jetë komuna me më së shumti raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Familja Krasniqi ishte donator në ndërtimin e xhamisë tek ‘Mati 1’, foto të Albertit me babanë brenda saj

Lajme

Osmani e Bulliqi së bashku në Llap duke pirë çaj me limon

Lajme

PSD’ja e “gjobitë” Armend Zemajn

Lajme

Pas ndarjes nga jeta reagon edhe vëllai i vetëm i Albert Krasniqit