Sport

Kosovë – Guinea, statistikat e dy Kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit

Sot (e martë) Kombëtarja e Kosovës do zhvillojë miqësoren ndaj Kombëtares së Guinesë.

“Dardanët” që dy ditë janë të Antali të Turqisë duke u përgatitur për këtë sfidë interesante, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht që Kosova ka ftuar shumicën e lojtarëve nga Superliga e Kosovës, nëse shohim statistikat në pesë ndeshjet e fundit, le të kuptohet se djelmoshat tanë janë favoritë.

Kosova në pesë ndeshjet e fundit ka zhvilluar dy ndeshje zyrtare dhe tri miqësore.

Pra, ka humbur nga Spanja (1-3) dhe Suedia (0-3) në kualifikimet për Kupën e Botës, derisa ka mposhtur Lituaninë (4-0), San Marinon (4-1) dhe Maltën (2-1).

Kurse, sa i përket Kombëtares nga Afrika, ajo regjistron vetëm një fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit.

Guinea befasisht ka barazuar me Turqinë (0-0), ka mposhtur Burundin (2 – 0), derisa është mposhtur nga Kili (2 – 3), Algjeria (0 – 3) dhe Nigeria (0 – 1).

Ndërkohë, kujtojmë se takimi nis në ora 16:00, derisa sipas kohës lokale i bie në ora 17:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje

Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u