Sport

Kosovë – Greqi, këto janë kuotat e bastoreve

Kosova do të luajë ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”, ku do të përballet ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja e Kosovës tre ditë më parë arriti fitoren e parë të kualifikimeve të një Botërori ndonjëherë, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Gjeorgjisë si mysafir.

Kosovën tani e pret një sfidë më e fortë, ku do të përballet me ish kampionët Evropianë, Greqinë.

Kompania e madhe e basteve “bet365.com” i jep avantazh skuadrës greke për fitore, duke e kuotuar me 2.30 për fitore, gjersa Kosova kuotohet me shifrën e 3.30 për një fitore potenciale, kurse rezultati i barabartë ka kuotën e 3.10.

Ndeshja do të luhet ditën e nesërme (e shtunë), duke filluar nga ora 20:45, gjersa FFK ka njoftuar se vetëm 10 % e hapësirës së stadiumit do të jetë në dispozicion dhe kjo hapësirë do të jetë e rezervuar për të dyja ekipet, tifozerinë “Dardanët” , protokollin e shtetit dhe stafin organizativ, me të gjitha biletat për këta pjesëmarrës do të jenë falas.

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi pa pesë futbollistë të rëndësishëm ndaj Valencias

Sport

Drenica, liderja e re e Superligës: Tahir Lushtaku synon daljen në garat evropiane me skuadrën nga Skënderaj

Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti