Sport

Kosovë – Greqi, bastoret ndërrojnë mendim për Kosovën

Kosova të dielën do ta zhvillojë një ndeshje tjetër të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan Demokracia.com.

Dardanët do të ndeshen me Greqinë sfidë kjo që luhet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Derisa në ndeshjet e kaluara besimi tek Kosova kishte rënë dukshëm dhe kjo vërehej në bazë të kuotave që e vlerësonin kompanitë e basteve, pas fitores së mbrëmshme në Batumi gjërat kanë ndryshuar.

Greqia llogaritet favorite ndaj Kosovës por me një kuotë të lehtë karshi Kosovës.

Fitorja e Dardanëve kap kuotën 3.45 ndërsa ajo e Greqisë 2.45. Barazimi vlerësohet me 3.00.

Të kujtojmë se Kosova e Greqia kanë dy ballafaqime zyrtare. Në eliminatoret për Kampionatin Evropian në Prishtinë, Greqia kishte fituar me rezultat 1:2 ndërsa në Athinë kombëtaren u ndanë në barazim 0:0.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar