Sport

Kosovë – Gjeorgji: Publikohen kuotat nga kompania e madhe e basteve, kush është favorit sonte?

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës për kampanjën eliminatore të “Katar 2022”.

Pas humbjes 0:3 nga Suedia, Kosova do të luajë sonte ndaj Gjeorgjisë, raporton FrontOnline.

Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, derisa Kosova është pa shpresa për kualifikimin në Kupën e Botës.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuoat e ndeshjes së sotme, ku Kosova shihet favorite.

Fitorja e Kosovës është vlerësuar me 2.15, barazimi me 3.10 dhe fitorja e Gjeorgjisë me 3.75.

Ndryshe, pas gjashtë ndeshjeve, Kosova zë vendin e katërt në grup me katër pikë, teksa Gjeorgjia zë vendin e fundit me një pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës