Lajme

Kosovë, 9 mijë e 515 raste aktive me COVID-19

50 mijë e 801 qytetarë në Kosovë janë infektuar me COVID-19, prej 13 marsit kur edhe u paraqiten dy rastet e para pozitive me këtë virus.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), janë 1 mijë e 317 qytetarë që kanë vdekur shkak i infektimit SARS CoV2.

Aktualisht në Kosovë janë 9 mijë e 515 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (80, 78 vjeç), Drenas 1 rast (67 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Istog 1 rast (62 vjeç), Mitrovicë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 50.801 raste nga 180.404 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.317 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

Postime të ngjajshme
Lajme

E dhimbshme: Vdes 31 vjeçarja nga Mitrovica, vuante nga kanceri

Lajme

Shkëlzen Gashi publikon fotografinë që s’do të donin ta shihnin partitë tjera

Lajme

Glauk Konjufca si gjimnazist, koha kur fliste për mbylljen e shkollave shqipe nga serbët

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus