Lajme

Kosovari terrorizon fqinjët e tij në Zvicër: Gruaja ime tajlandeze ka marrëdhënie seksuale me burra të tjerë

Një 73 vjeçar nga Prishtina për muaj të tërë i ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht fqinjët e tij në një lagje të kryeqytetit të Zvicrës në Bernë.

Ai tanimë e ka marrë njoftimin për ta lëshuar banesën e tij por kjo vazhdimisht është injoruar.

Sipas raportimeve të gazetës “Berner Zeitung”, i moshuari nga Prishtina këto veprime i ka bërë që nga vera e vitit të kaluar.

Kjo u bë e ditur sipas një padie të bërë nga banorët lagjes.

73 vjeçari vazhdimisht e ka kërcënuar me jetë një grua duke i vendosur edhe ngjitëse në derë me fjalët ofenduese, “shtrigë” e cila ishte më e buta nga kërcënimet.

Banorët kur folën për gazetën treguan se në veturë ai mban një mbishkrim “Makrovi nga Prishtina”.

Po ashtu burri me prejardhje nga Prishtina ka vendosur në dyert edhe të fqinjëve të tjerë mesazhe si: “Gruaja ime Tajlandeze ka marrëdhënie seksuale me persona të tjerë”.

Ai ndër të tjera ka goditur edhe një fqinje duke i hyrë në banesën e saj dhe duke i vjedh djath “Greyer”, nga frigoriferi i saj.

73 vjeçari nga Prishtina akuzohet edhe për vepra të tjera, por që atij do t’i kushtojnë 5 mijë e 800 franga apo 5 mijë e 280 euro e 88 cent.

Në raportimin lidhur me rastin thuhet se burri nga Prishtina ka probleme me alkool.

Gjykata më në fund miratoi kërkesën për dëbim, që do të thotë:

Nëse sërish nuk do të respektohet ky afat, policia do të intervenojë për ta dëbuar të moshuarin nga banesa e tij.

Postime të ngjajshme
Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin

Lajme

Presidentja Osmani emëron tetë anëtarë të KQZ-së

Lajme

KEDS njofton se cilat vende do të mbesin pa rrymë