Sport

“Kosovari s’po e shpaguan veten” – Muriqi kritikohet ashpër

Vedat Muriqi është kritikuar nga mediat italiane për mungesë kontributi në skuadrën e Lazios, duke qenë se kosovari ishte blerja kryesore e Simone Inzaghit në verë.Përfaqësuesi i Kosovës Muriqi iu bashkua Lazios nga Fenerbahce në verë dhe ende është në kërkim të golit të parë për skuadrën e re, pavarësisht se i ka zhvilluar 10 ndeshje deri tani në të gjitha garat.

Lazio i pagoi 20 milionë euro për sulmuesin prizrenas, duke e bërë atë blerjen më të madhe të skuadrës në afatin kalimtar të verës së kaluar.Gazeta e përditshme italiane, Corriere dello Sport, ishte kritike ndaj Muriqit për paraqitjen e tij në humbjen e Lazios kundër Milanit të mërkurën në Serie A.

“Sulmuesi, për të cilin Lazio i pagoi rreth 20 milionë euro, nuk e ka shpaguar veten: zero gola. Inzaghi ka punë me të”, shkroi Corriere dello Sport.“Kundër Milanit, për gati një orë në fushë, ai bëri shumë përpjekje dhe kjo ishte e gjitha. Ai, tani për tani, nuk është njeriu që mund ta bëjë ekipin të ngrihet lart”.

Pavarësisht vlerësimit të së përditshmes italiane, 26-vjeçari ka bërë përpjekje të mëdha sa herë që Inzaghi ia ka dhënë mundësinë dhe nuk e ka pasur aspak të lehtë.Atij iu shty debutimi me Lazion, së pari nga infektimi me COVID-19, pastaj nga dy lëndime, si pasojë e të cilave ai e zhvilloi ndeshjen e parë në mes të tetorit.

Muriqi i ka bërë 10 paraqitje për Lazion deri tani, tri si titullar dhe shtatë si zëvendësues, në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.Koronavirusi dhe lëndimi muskulor që iu përsërit brenda një kohë të shkurtër kanë ndikuar në formën e kosovarit për Lazion.

Për më tepër nuk është se Muriqi është shërbyer nga bashkëlojtarët e vet sa duhet apo sa do të dëshironte ai.Në dy ndeshje me Kosovën gjatë kësaj kohe, Muriqi i shënoi dy gola, në humbjen kundër Sllovenisë 2:1 në Ligën e Kombeve dhe në disfatën kundër Shqipërisë 2:1 në një ndeshje miqësore, transmeton gazetaexpress.

Postime të ngjajshme
Sport

Kjo është treshja e gjyqtarëve që do të referojnë ndeshjen e Superkupës

Sport

Drita – FC Prishtina, formacionet zyrtare

Sport

SUPERKUPA LIVE: Prishtina – Drita

Sport

Ballkani përballet me gjigantin ukrainas në Antalia