Sport

Kosovari që i referoi Barcelonës komenton gjyqtarët kosovar dhe tregon se cili ishte më i miri këtë vit

Në stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës, prapë referimi ka qenë në qendër të vëmendjes.

Zyrtarë klubesh e më gjerë kanë kritikuar gjyqtarët për gabimet e tyre në fushë, shkruan Gazeta Olle.

Nivelin e referimit në Kosovë e ka komentuar edhe gjyqtari kosovar që ndan drejtësinë në Zvicër, Bekim Zogaj.

Ai ka lavdëruar punën e gjyqtarëve këtu.

“Gjyqtarët në Kosovë kanë potencial jo vetëm për këtu, por edhe për Evropë. Kemi gjyqtarë të rinjë që kanë debutuar dhe atyre iu duhet përvojë”, deklaroi Zogaj në “Dueli Sportiv”.

“Çdo ndeshje duhet të mos e marrin si presion, ata duhet të punojnë sa më shumë, më shkruajnë shpesh dhe bëjnë video-analiza”, tregoi ai.

“Akuzat ndaj tyre? Presion ka në çdo ndeshje. Akuzimet nëse janë me kritere, ata gjyqtarë duhet t’i pranojnë akuzat konstruktive dhe të mos i përsëritin më. Gabime ka, por nuk besoj se janë me qëllim”, përfundoi Zogaj.

Kur u pyet se cili mendon se ishte më i miri këtë vit ai tha:

“Para disa ditësh u zgjodh më i miri, jam i të njejtit mendim dhe mendoj që Mervan Bejtullahu e meritonte. Nuk është e thënë që gjithmonë të shpallet një refer ndërkombëtar, është mirë që të vlerësohen edhe gjyqtarët e rinjë që paraqiten mirë në Superligë. Unë mësova që vlerësimi është bërë sipas notës mesatare dhe mendoj se ai e meritoi”.

Postime të ngjajshme
Sport

Djali i Tahir Batatinës mbledh yjet e Dritës, Ballkanit dhe Llapit, premton diçka për vitin 2022

Sport

Përfundon ndeshja Ballkani – Vorskla, ky është rezultati përfundimtar

Sport

FC A&N transferon mesfushorin me përvojë të madhe në futbollin kosovar

Sport

Vitia ‘shpërthen bombën’ e radhës në këtë afat kalimtar, transferon mbrojtësin e njohur