Lajme

Kosovari nga Lipjani që u arrestua në Serbi u kap me 41 kg marihuanë në veturë

Një 35 vjet nga Lipjani është arrestuar nga policia serbe, pasi të njëjtin i janë gjetur 41 kg marihuanë në veturë, shkruan Gazeta Metro.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

“Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Administrata e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me anëtarët e Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe Departamentit të Policisë në Novi Sad, sekuestruan më shumë se 41 kilogramë marihuanë në vendkalimin kufitar Batrovci dhe arrestuan B.B. (1986) nga Lipjani për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Detaje tronditëse për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Lajme

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por ......

Lajme

Ky është personi i cili ndërroi jetë në aksidentin e sontëm