
Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, po vazhdon me formën e lartë në futbollin spanjoll, shkruan Zeri.info.
Skuadra e Real Madridit shënoi fitore 3-1 sot ndaj Valencias, teksa Asllani mori gjithë vëmendjen në këtë ndeshje.
Reprezentuesja e Suedisë shënoi të tre golat e fitores brenda tre minutave (67, 68 dhe 70), duke qenë kështu më meritorja në këtë fitore.
Përveç kësaj, Kosovare Asllani ka hyrë edhe në historinë e klubit të femrave te Real Madridi.
31 vjeçarja është bërë sot futbollistja e parë në histori të klubit që realizon ‘het-trik’.
✅ ¡Una victoria más para nuestro casillero!
⚡⚽🌱 ¡Máximo esfuerzo sobre el verde durante los 90 minutos!#RealMadrid | #HalaMadrid pic.twitter.com/jonaOc8gCw— Real Madrid C.F. (@realmadridfem) February 6, 2021